Kjo që ka arritur skuadra e Prishtinës nuk e ka arritur as Real Madridi e Barcelona

Autori:Zekirja Shabani

prpr

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina e ka mbrojtjen më të fortë në ligat evropiane, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra të mëdha si Real Madridi, Barcelona, Bayern apo Liverpool të cilat njihet për mbrojtësit më të fortë në botë deri më tani kanë pësuar më shume gola se skuadra nga Superliga e Kosovës, Prishtina.

“Bardhekaltërit” në 16 ndeshje të luajtura në Superligë kanë pranuar vetëm 4 gola, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjë skuadër evropiane.

Armend Dallku, Leotrim Bekteshi, Armend Thaqi e Abdul Bashiru janë mbrojtësit që po bëjnë punë të madhe, ku prapa tyre është portieri fenomenal, Visar Bekaj i cili më paraqitjet e tij ka arritë te jetë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës./Gazeta inFokus/

 

prishtina-768x581

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kjo-qe-ka-arritur-skuadra-e-prishtines-nuk-e-ka-arritur-as-real-madridi-e-barcelona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala