Kjo ishte oferta e çmendur që Messi ia refuzoi Manchester Cityt

Autori:Gazeta Fjala

messi-2

Duke parë që Messi nuk e kishte nënshkruar kontratën e re në “Camp Nou”, Manchester City i kishte ofruar yllit argjentinas një shumë marramendëse për të kaluar në “Etihad”.

Manchester City i kishte ofruar Messit një kontratë me pagë 50 milionë euro në vit për të kaluar në “Etihad”, raporton Marca.

Por, skuadra angleze kishte ofruar vetëm 100 milionë euro për blerjen e yllit argjentinas,  përcjell Express.

Megjithatë, Messi nuk e ka pasur asnjëherë për qëllim të largohet nga Barça. Gjiganti spanjoll, i tronditur nga oferta e Cityt, i ofroi Messit pagë marramendëse, duke e bërë kështu lojtarin më të paguar në botë, para Neymarit dhe Ronaldos.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kjo-ishte-oferta-e-cmendur-qe-messi-ia-refuzoi-manchester-cityt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala