Kjo është skuadra e vetme që e ka mposhtur Prishtinën në stinorin vjeshtor

Autori:Zekirja Shabani

47139457_10157554636758538_5380546273206075392_n-852x460

Stinori vjeshtor i Superligës së Kosovës është mbyllur pas 17 xhirove të zhvilluara, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtina është shpallur kampione vjeshtore më 40 pikë, e ndjekur nga Feronikeli më 39 dhe Llapi 35.

Bardhekalterit në 17 takime të luajtura kanë shënuar 12 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Skuadra e vetme që e ka mposhtur Prishtinën në stinorin vjeshtor është Drita e cila vitin e kaluar ishte kampione e Superligës.

Në javën e 6 në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Drita e kishte mposhtur Prishtinën më rezultat minimal 1-0, ndërsa në xhiron e 17, Prishtina e ka mposhtur Dritën më rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”/Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kjo-eshte-skuadra-e-vetme-qe-e-ka-mposhtur-prishtinen-ne-stinorin-vjeshtor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala