Kjo është gjendja e ajrit sot në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

ajri_1482171806-5344419

Kosova tash e sa javë vazhdon të renditet si njëra ndër shtetet më të ndotura në botë, kjo sa i përket nivelit jo të mirë të ajrit.

Sigurisht, që kjo ndotje mbi normat e lejuara po shkakton situatë alarmante mbi shëndetin e qytetarëve.

Për dallim nga dita e djeshme, sot shifrat duken të jenë më në nivel, ani pse disa qytetarë janë parë edhe me maska mbrojtëse

Nga ana tjetër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë thënë se janë duke implementuar një projekt ku dhe do të bëhet hulumtim i të gjitha burimeve të ndotjes së ajrit për të marr pastaj masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Në rritjen e nivelit të ndotjes në kryeqytet ndikon trafiku i automjeteve, ndërtimet por edhe mënyra e pastrimit të qytetit.
Kancere dhe rritje të vdekshmërisë, këto janë pasojat kryesore që sjellë ndotja e ajrit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kjo-eshte-gjendja-e-ajrit-sot-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala