Kjo diferenca me vota mes Albin Kurtit dhe Mimoza Kusarit në Gjakovë

Autori:Gazeta Fjala

72380055_906089943094977_6740345799726596096_n-600x360

Mimoza Kusari-Lila ka arritur që në qytetin e lindjes të marr 7459 vota.

Vota të cilat e bëjnë atë të jetë kandidatja më e votuara në Gjakovë, shkruan Gazeta inFokus.

E para saj është vetëm kryetari i VV-së , Albin Kurti, i cili ka marrë 9430 vota.

Kjo është lista e më të votuarve të VV’së në Gjakovë:

Albin Kurti 9430

Mimoza Kusari-Lila 7459

Arbërie Nagavci 4960

Jahja Kokaj 3999

Hysamedin Feraj 595

Mimoza Shala 2237

Vlora Gojani 1649

Agon Batusha 6474

Lorik Lipoveci 2001

Vlera Gjakova 300

Taulant Kryeziu 686

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 202 mijë e 968 vota ose 25,49 për qind.

Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 702 vota ose 24,82 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur t’i marrë 169 mijë e 211 vota ose 21,23 për qind.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur t’i marrë vetëm 92 mijë e 149 vota ose 11,57 për qind./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kjo-diferenca-me-vota-mes-albin-kurtit-dhe-mimoza-kusarit-ne-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala