KFOR-i në Kosovë bëhet me komandant të ri

Autori:Gazeta Fjala

1_kfor-coc7-800x450

Sot në selinë KFOR-it do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës, ndërmjet komandantit në largim të KFOR-it, gjeneral majorit Giovanni Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci.

Pas ceremonisë së ndërrimit të komandës, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo III, dhe komandanti i ardhshëm i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, do të prononcohen për media.

Komandanti në largim Gjovani Fugo ka thënë ditë më parë se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, por sipas tij, prania e KFOR-it në Kosovë nuk ndërlidhet me ndonjë periudhë kohore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kfor-i-ne-kosove-behet-me-komandant-te-ri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala