KFOR heq pikën vëzhguese në Mitrovicë

Autori:Zekirja Shabani

kfor

KFOR po çmonton postbllokun përgjatë rrugës Mitrovica-Leposaviç, në veri të lumit Ibër. Kjo për shkak se është konsideruar i panevojshëm. KFOR ka njoftuar se pika e njohur tek trupat e KFOR-it si Pika Vëzhguese (PV) “Cooke” e formuar me qëllim që të sigurojë liri të lëvizjes në rajon, tani është duke u çmontuar.

PV “Cooke” qëndron përgjatë lumit Ibër, aty ku gjendet edhe shkritorja e Trepçës. “Situata e sigurisë në Piken Vëzhguese “Cooke” dhe rreth saj është përmirësuar dukshëm dhe liria e lëvizjes sigurohet nga Policia Kufitare e Kosovës”, ka thënë Koloneli i Ushtrisë Amerikane Clint Baker, komandant i Grupit Shumëkombësh Luftarak – Lindje, trupat e të cilit kanë pasur përgjegjësi ta ruajnë atë pike gjatë tre muajve të fundit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kfor-heq-piken-vezhguese-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala