Këta persona i humbën 35 miliardë dollarë për një ditë

Autori:Gazeta Fjala

pasuri e sekuestruar

Personat më të pasur në botë humbën 35 miliardë dollarë ditën e Mërkurë, me tronditjen e tregjeve të kapitalit nga trazirat në Shtetet e Bashkuara, tregon indeksi i miliarderëve i Bloomberg.

Bill Gates, personi më i pasur në botë me një zotërim prej 86 miliardë dollarë, humbi 1 miliardë ndërkohë që aksionet e Microsoft ranë me 2.8%, rënia më e madhe në 1 vit.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i cili për 4 miliardë dollarë kaloi Bill Gates më herët gjatë javës, ra në vend të 3-të pasi rënia me 2.2% në vlerë tregu e Amazon, i kushtoi atij 1.7 miliardë dollarë.

Biznesmeni spanjoll, Amancio Ortega, zotërues i linjës së veshjeve Zara, humbi 355 milionë dollarë, dhe u ngjit në vendin e dytë, me 83.2 miliardë dollarë. Titujt e kapitalit në SHBA rezultuan në performancën më të dobët që prej Shtatorit të kaluar, ndërkohë që  indeksi Nasdaq ra me 2.6%.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg pati goditjen më të madhe, duke humbur 2 miliardë dollarë, ndërkohë që aksionet e gjigantit të rrjeteve sociale ranë me 3.3%. Zuckerberg është personi i 5-të më i pasur, sipas indeksit të Bloomberg, me një pasuri prej 62.3 miliardë dollarë.

Donald Trump, miliarderi i parë që bëhet President i Shteteve të Bashkuara, ka një pasuri neto prej 3 miliardë dollarë sipas Bloomberg, dhe nuk renditet në indeksin e 500 personave më të pasur që përditësohet çdo ditë. Ata kanë një pasuri të kombinuar prej 4.9 trilionë dollarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keta-persona-i-humben-35-miliarde-dollare-per-nje-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala