Këta janë deputetët që do t’i zënë vendet e atyre që u bënë ministra

Autori:Gazeta Fjala

kuvendi-1-650x358

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë renditjen e deputetëve që do t’i zëvendësojnë ata që morën poste ekzekutive.

Sipas KQZ’së, deputeti Nait Hasani do ta zavendësojë Ramush Haradinajn, i cili u zgjodh Kryeministër i Kosovës, Enver Hoti do e zavendësojë Enver Hoxhajn, i cili u zgjodh zëvendëskryeministër dhe Bekë Berisha do ta zavendësojë Pal Lekajn, i zgjedhur ministër i Infrastrukturës, shkruan Gazeta Express.

Fatmir Limaj pasi mori postin e zëvendëskryeministrit, deputeti Fadil Beka do ta zavendësojë atë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin do ta zavendësojë Imet Rrahmani.

Ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, do ta zavendësojë Gani Dreshaj, ndërsa Rasim Demirin, që u zgjodh ministër i Zhvillimit Rural, do ta zavendësojë Bahrim Shabani.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keta-jane-deputetet-qe-do-ti-zene-vendet-e-atyre-qe-u-bene-ministra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala