Kështu vërtetohet nëse uji është i helmuar

Autori:Zekirja Shabani

banor-euml-t-e-bregut-t-euml-diellit-protestojn-euml-p-euml-r-munges-euml-uji_hd

Kur në Badoc u dyshua se mund të jetë helmuar uji i pijshëm, për më shumë se 12 orë pjesa e kryeqytetit që furnizohet nga ky liqe artificial mbeti pa ujë. Kjo derisa iu bënë analizat.

Mirëpo, është dikush që ka një ide se si mund të kontrollohet shpejtë dhe që nuk ka nevojë të ndërprehet furnizimi me ujë për qytetarët në çdo dyshim të mundshëm, raporton lajmi.net

Qaush Bajrushi, që për shumë vite ishte drejtor i Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” tregon se para shumë vitesh kanë menduar për këtë.

Ai thotë se duhet krijuar një pishinë me peshq, në pjesën kur uji duhet të kalojë për filtrim, e përmes peshqve të vërehet nëse uji është në rregull.

“Para shumë vitesh, në Batllavë e kemi krijuar një të tillë, vetëm duhet peshqit dhe ajo funksionon shumë lehtë. Ndërsa në Badoc, duhet ndërtuar një e tillë, më së shumti merr një mijë euro”, thotë Bajrushi, raporton lajmi.net.

Shpjegon se peshqit janë gjallesa të cilat shumë shpejt reagojnë në çdo helmim të mundshëm.

“Përcillet gjendja e tyre, nëse vërehet se ata kanë lëvizje jo të duhura apo ndonjë ngordhje atëherë reagohet. Uji para se të kaloj në fabrikën e filtrimit duhet kaluar nëpër atë pishinë me peshq dhe shumë lehtë kuptohet nëse ka nevojë për analiza apo nëse po ndodh diçka me cilësinë e ujit”, thotë ai.

Madje, edhe pse ishte drejtor për shumë vite, askush nuk e ka telefonuar për tu konsultuar rreth gjendjes së fundit.
Por, Bajrushi nuk e ka problemë këtë. Ka vendosur që vet tu telefonojë zyrtarëve të Ujësjellësit dhe tu tregojë për këtë ide.
Pritet të shihet nëse do realizohet kjo ide, e cila besohet se lehtëson punën për të gjithë. /lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keshtu-vertetohet-nese-uji-eshte-i-helmuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala