Kështu sigurohet Joe Biden në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Policia e KS

 

Gati e gjithë Kosova do të mbetet e bllokuar, me rastin e vizitës së zëvendës presidentit amerikan Joe Biden.

E për këtë, Policia e Kosovës, thotë se ka ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e rendit publik.

Në komunikatën e Policisë thuhet se janë marrë masa edhe për menaxhimin e kontrollit të trafikut rrugor, për ndalimin e përkohshëm për qarkullimin e disa rrugëve.

Përshkak të kësaj vizite policia informon se do lejohet qasja e veturave në rrugën “Tringë Smajli”, poashtu e ndaluar për qarkullim sipas Policisë, mbetet rruga “Agim Ramadani” nga Sllovenia Sport deri tek Gjykata e Qarkut.

“Gjithashtu edhe sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi Skënderbeu do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në largimin e personalitetit. Në rajonin e Ferizajt, rruga Bibaj – Dardani dhe anasjelltas do të jet e ndaluar për qarkullim nga ora 11:00 deri 16:00, të datës 17.08.2016, përderisa zyrtarë policor janë paraparë të orientojnë qarkullimin në rrugën alternative; Gjilan-Kllokot –Viti – Gerlic – Ferizaj dhe anasjelltas, një njësi policore do të vendoset në udhëkryqin e Kllokotit dhe do i orienton/udhëzon qytetaret të cilët destinacion e kanë Ferizajn”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Derisa thuhet se rrugët tjera do jenë nën menaxhim dhe mbikëqyrje të zyrtarëve policor në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi i rrjedhshëm i komunikacionit duke përfshirë edhe levizjen e delegacioneve të ndryshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keshtu-sigurohet-joe-biden-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala