Kështu do t’i ndajnë postet partnerët e koalicionit PAN

Autori:Gazeta Fjala

pan

Nëse me 3 gusht konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe koalicioni PAN arrijnë të siguroi votat për Ramush Haradinajn si kryeministër, përbërja e re e Qeverisë do të jetë mjaftë interesante.

Gazeta Fjala, ka siguruar nga burime brenda koalicionit se si do të ndahen pozitat mes partnerëve të PAN në kabinetin e ri qeverisës.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, PDK do të ketë postin e kryetarit të Kuvendit, një zëvendës Kryeministër dhe 5 ministri. AAK ishte dakorduar që përveç kryeministrit të ketë edhe 7 ministri pa llogaritur institucionet tjera që aktualisht janë në listë, e të cilat do ti ndajë me komunitetet pakicë. Ndërkaq, NISMA do ta ketë një zëvendëskryeministër dhe 2 ministri.

Gazeta Fjala sjellë pjesë të strukturës së re Qeverisëse në bazë të marrëveshjes së partnerëve të koalicionit PAN.

PDK

  • Kryetari i Kuvendit
  • Zëvendëskryeministri
  • Ministria e Drejtësisë
  • Ministria e Jashtme
  • Ministria e Financave
  • Ministria e Mjedisit
  • Ministria e FSK-së

NISMA

  • Zëvendëskryeministri
  • Ministria e Bujqësisë
  • Ministria e Arsimit

AAK

  • Kryeministri
  • Ministria e Infrastrukturës
  • Ministria e Punëve të Brendshme
  • Ministria e Diasporës
  • Ministria e Shëndetësisë
  • Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit
  • Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
  • Ministria e Zhvillimit Ekonomik
  • Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
  • Ministria e Integrimeve Evropiane

Pakicat

  • Zëvendëskryeministri
  • Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal
  • Ministria e Administratës Publike
  • Ministria për Kthim dhe Komunitete

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keshtu-do-ti-ndajne-postet-partneret-e-koalicioni-pan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala