Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa e krahason Policinë e Kosovës me atë të Maqedonisë (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

policia kosove

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka bërë një krahasim të Policisë së Kosovës gjatë protestave të dhunshme dhe asaj maqedonase për sulmin e mbrëmshëm.

Policia e Maqedonisë nuk ishte në gjendje të mbronte institucionet e vendit dhe mu për këtë Gecaj e ka krahasuar me policinë e Kosovës e cila në asnjë protestë që ishte në Kosovë, besa edhe ato që eskaluan nuk lejoj që protestuesit të hynë në institucione
Gecaj, në rrjetin e tij social Facebook ka bërë shpërndarë disa fotografi se si Policia e Kosovës gjatë një proteste qëndronte në mbrojtje të objektit të Qeverise, por edhe disa fotografi që tregojnë teksa deputetët e Kuvendit të Maqedonisë tërhiqen zvarrë nga protestuesit.

“Kur ka vullnet, policia profesionale pamëdyshje mbron institucionet shtetërore…shih dallimin… #POLICINËeKOSOVËS”, ka shkruar Gecaj

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keshilltari-i-kryeministrit-isa-mustafa-e-krahason-policine-e-kosoves-me-ate-te-maqedonise-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala