Këshilltari i Kadri Veselit që dështoj të bëhet deputet, për komisionerët e vëzhguesit: “Me horra nuk shkohet në Europë”

Autori:Gazeta Fjala

auto_auto_blerim_latifi15156167391552210875-850x460

Këshilltari i Kadri Veselit, filozofi Blerim Latifi, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit garoj për deputet nga lista e shefit të tij, PDK-së.

Megjithatë, Latifi dështoj që të arrij votat e duhura për t’u bërë deputet.

Latifi që edhe më herët kishte shkruar për dallaveret në numërimin e votave, ku kishte akuzuar edhe ata që ishin brenda listës së tij, thotë që manipulator të votave janë komisionerët e vëzhguesit, shkruan gazeta inFokus.

“Gjatë fushatës më pyesnin njerëzit: Si i ke punët me komisionerët në vendvotime? Po me vëzhguesit? E si duhet t’i kem?, i pyesja. Për t’i ruajtur votat tua, më përgjigjeshin. Dhe vazhdonin : Nëse komisionerët nuk janë me ty, votat t’i marrin dhe ua hedhin të tjerëve, gjatë përpilimit të tabelave përfundimtare. Por, e keqja nuk sosë këtu, sepse edhe në rastin kur komisionerët janë me ty, duhet t’i ruash ata, për arsye se vjen tjetri dhe t’i blenë me para”.

Kështu, Latifi i mllefosur thotë që me horra veç një rrugë është e hapur, ajo e shtetit të dështuar.

“Pra, thënë shkurt e shqip: demokracia kosovare, që në aktin e saj themelor, është një mashtrim i madh, një pazar i ndytë komisionerësh e vëzhguesish. Vullneti i qytetarëve fillon e falsifikohet me t’u mbyllur qendrat e votimit. E pastaj ankohemi se Europa nuk po na i hapë dyert! Natyrisht që nuk na i hapë. Me horra nuk shkohet në Europë. Me horra veç një rrugë është e hapur: rruga e shtetit të dështuar!”./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keshilltari-i-kadri-veselit-qe-deshtoj-te-behet-deputet-per-komisioneret-e-vezhguesit-me-horra-nuk-shkohet-ne-europe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala