Këshilli i Europës e zgjedh raportuesin e ri për Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

conseil_1507889732-8202535

Jordi Roca, Raportuesi i ri i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës për Kosovën është nga Katalonia pjesë e delegacionit spanjoll në këtë institucion me seli në Strasbourg të Francës.

Mediet serbe shkruajnë se delegacioni nga Serbia e ka penguar zgjedhjen e danezit Mogens Jensen.

Afati për hartimin e raportit për Kosovën i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është dy vjet.

Katalonia dhe Kosova po përmenden ditëve të fundit në mediat botërore dhe nga zyrtarë të ndryshëm pasi rajoni verilindor në kuadër të shtetit të Spanjës mbajti referendumin për pavarësi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keshilli-i-europes-e-zgjedh-raportuesin-e-ri-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala