Këshilla si të shmangni gripin

Autori:Gazeta Fjala

gripi-696x464

I ftohti ka ardhur së bashku me nëntorin këtë vit, por ajo që i shqetëson më shumë njerëzit prej kësaj është të sëmuren nga gripi. Shumë persona janë të ekspozuar përpara mikrobeve gripale për shkak të punëve që kryejnë. Ka disa mënyra për të qëndruar të shëndetshëm kur e shikojmë që rreth nesh ‘rrotullohet’ gripi.

Merni vaksinën kundër gripit. Është gjëja kryesore që mund të parandalojë gripin.

Lani duart. Nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni. Nëse bini në kontakt me njerëz me grip duhet vetëm të lani duart.

Përdorni pastrues duarsh me alkool. Nëse nuk keni mundësi të përdorni sapun dhe ujë, pastruesi i duarve me alkool mund te vrasë mikrobet e gripit.

Shmangni njerëzit e sëmurë me grip. Për shembull, mos shtrëngoni duart me njëri-tjetrin.

Mbaje hapësirën rreth teje të pastër. Pastroni sa më shpesh hapësirën ku qëndroni.

Bëni një jetë të shëndetshme. Veproni siç do vepronit zakonisht. Pushoni, ushqehuni mirë, mos pini duhan dhe kontrollohuni nëse jeni alergji sepse nëse alergjia del jashtë kontrollit e ka më të lehtë të marrë një virus.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keshilla-si-te-shmangni-gripin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala