Këshilla për t’u marrë me sport edhe gjatë verës

Autori:Gazeta Fjala

vrap

Për aktivitetet tuaja fizike nuk duhet t’ju ndajë asgjë në botë, as dielli dhe vapa e kësaj stine. Sugjerimet e mëposhtme janë ato të duhurat për të vazhduar sportin tuaj të preferuar pa ju kanosur asnjë rrezik

Nëse e adhuroni ajrin e freskët, natyrën dhe aktivitetet fizike, atëherë nuk keni pse të kushtëzoheni prej vapës që e karakterizon stinën e verës. Më poshtë do të gjeni këshillat e këtij rasti:

Pini shumë ujë

Pak rëndësi ka se ku do ta zhvilloni aktivitetin tuaj fizik, në palestër ose jashtë, e domosdoshme është që të pini shumë. Merrni me vete një shishe të madhe. Mos e harroni asnjëherë këtë detaj.

Ushqehuni në mënyrën e duhur

Edhe pse me temperaturat e larta uria ikën, ju gjithsesi nuk duhet ta nënvlerësoni një ushqyerje korrekte. Fillojeni me një mëngjes të pasur me bazë qumështin, kosin e frutave ose lëngun e një frute të freskët. Në drekë mos harroni të konsumoni proteina dhe karbohidrate në mënyrë ekuilibruar. Hani sa më shumë fruta të freskëta e sallatë gjatë darkës. Të gjitha këto do t’ju furnizojnë me energjinë e nevojshme për t’u marrë me sport edhe gjatë verës.

Shmangni orët më të nxehta

Këtë këshillë duhet ta keni “vath në vesh” e sidomos nëse stërviteni jashtë (hedhje, tenis, biçikletë). Aktivitetet tuaja fizike duhet t’i bëni gjatë orëve të para të mëngjesit ose në mbrëmje. Perfekte do të ishte të bënit vrap në bregdet.

Zgjidhni veshje të lehta

Nuk duhet të teproni me trashësinë e veshjeve sportive. Në dyqane mund të gjeni rroba të posaçme transparente të cilat thithin djersën duke ju mbajtur gjithmonë të freskët.

Kujdes me kondicionerin

Ajri i kondicionuar është një burim shumë i rëndësishëm në verë, por me djersën në vete ai mund t’ju kthehet në një rrezik të madh. Mund t’ju shkaktojë bronkit dhe pneumoni. Ndaj mos u ekspozoni drejtpërdrejt kondicionerit kur të keni shumë vapë.

Mos harroni kremin dhe kapelën

Nëse sportin e praktikoni në jashtë ambienteve të mbyllura, mos harroni që lëkurën tuaj ta mbroni me krem kundra diellit. Me vete merrni edhe një kapele.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keshilla-per-tu-marre-me-sport-edhe-gjate-veres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala