Këshilla nga 10 njerëz të suksesshëm për menaxhimin

Autori:Gazeta Fjala

Woman at her desk in an office smiling to camera

Ne të gjithë dëshirojmë të kemi më shumë orë në ditë. Mund të ndihemi të lidhur duke mos qenë në gjendje të përfundojmë gjithçka, por është e rëndësishme të kujtojmë se të gjithë e përjetojnë këtë, edhe ndërmarrësit më të suksesshëm.

Ne folëm me 10 themelues të cilët na treguan sekretet e tyre të produktivitetit, nga ushtrimet në marrjen e shënimeve dhe në fikjen e emaileve dhe telefonëve.

  1. Merrni shënime për gjithçka.

Emri: Randi Zuckerberg

Kompania: Zuckerberg Media

Këshilla e produktivitetit: Unë mbështetem në Evernote dhe në aplikacione të shënimeve. Unë vazhdimisht bëj shënime për veten dhe i ndaj ato me ekipin dhe burrin tim.

Në email përgjigjem ose menjëherë ose asnjëherë. Nëse jam duke qëndruar përgjigjem menjëherë, por nëse largohem zhytem në qindra emaile të cilat vijnë. Nuk do të isha në gjendje të funksionoja pa të.

  1. Besojuni punonjësve që të bëjnë punën e tyre më të mirë.

Emri: Amber Venz

Kompania: RewardStyle

Këshilla e produktivitetit: Dorëzoni detyrat. Ka qenë diçka shumë e dobishme për mua. Njëri nga investitorët tanë në fakt më tha se nëse ka diçka që dikush mund të bëjë 80 përqind më mirë se ju, lejoni t’a bëjnë atë, dhe ju fokusohuni në atë gjë në të cilën mund të arrini në 100 përqind.

  1. Shpërndani gjërat në ekipin tuaj.

Emri: Julia Hartz

Kompania: Eventbrite

Këshilla e produktivitetit: Për të qëndruar e organizuar, Asana është e mrekullueshme. Ju mund të ndërtoni projekte dhe të lidheni me përdorues të tjerë për të bërë lista për kontribuim dhe bashkëpunim. Ka gjithashtu një proces në Google, që detyrat të vijnë përmes emailit, dhe ju t’i shtoni ato në Asana me disa klikime. Ka të bëjë vetëm me posedimin e një vendi qendror për të ndjekur qëllimet afat-shkurtëra dhe afat-gjata. Mund të ndahet me ekipin, për këtë shkak inkurajon bashkëpunimin, i cili është çelësi.

  1. Largoni emailet nga ekuacioni

Emri: Tim Chen

Kompania: Nerdwallet

Këshilla e produktivitetit: Në përgjithësi nuk e kontrolloj emailin. E di që është ofenduese nganjëherë, por provoj t’a kontrolloj çdo dy ose tri ditë. Mund të jem i tmerrshëm në kryerjen e shumë punëve të momentit, por nëse e llogarisni, merr 10,20 minuta për t’u riorientuar pas një hutimi.

  1. Qëndroni aktivë çdo ditë.

Emri:  Bastian Lehmann

Kompania: Postmates

Këshilla e produktivitetit: Unë shkoj në palestër çdo mëngjes. Drejtimi i energjisë time në sporte është sasia e duhur e energjisë dhe pasionit për punë.

  1. Flini herët, zgjohuni herët.

Emri: David Bladow

Kompania: BloomThat

Këshilla e produktivitetit: Flini dhe zgjohuni herët. Mos i lejoni njerëzit t’ju pengojnë kur jeni në zonën tuaj. Vetëm thoni jo shpesh dhe rehatohuni me këtë. Nëse mund të bëni këto tri gjëra, ju do të qëndroni në një rrugë produktive dhe të ngurtë.

  1. Fikni pajisjet tuaja.

Emri: Daniella Yacobovsky

Kompania: BaubleBar

Këshilla e produktivitetit: Fikni telefonin tuaj. Kjo është shumë e rëndësishme. Unë dikur kam qenë viktimë e telefonit, duke e kontrolluar gjithmonë, dhe shpesh, është e lehtë t’a bëni këtë në dëmin tuaj. Njerëzit e dinë se pas një ore të caktuar nuk do t’u përgjigjem emaileve. Është e rëndësishme të jemi efikasë herët, që t’i japim vetes mundësi për të kontrolluar telefonin.

  1. Punoni pa ndërprerje.

Emri: Oliver Kharraz

Kompania: Zocdoc

Këshilla e produktivitetit: Për të punuar pa ndërprerje, bllokoni kohën në kalendarin tuaj, fokusohuni në një gjë në moment dhe bëjeni atë me kujdes. Pastaj kaloni në detyrën e ardhshme. Dhe si një neurolog i martuar me një doktoreshë të problemeve të gjumit, do të thoja pushoni mirë gjatë natës.

  1. Shndërrojeni listën tuaj për gjërat që duhet t’i bëni në një lojë.

Emri: Jack Groetzinger

Kompania: SeatGeek

Këshilla e produktivitetit: Unë mbaj një listë të gjithçkaje që dua të bëj. Unë i radhis ato në bazë të rëndësisë dhe vendosi pranë atyre një numër minutash që mendoj se aq do të zgjasin. Unë kam një kohë fillimi dhe mbarimi të lidhur me secilën gjithashtu, kështu që e bën si lojë këtë proces.

  1. Mos largoni ato që mund t’i bëni menjëherë.

Emri: Melissa Ben-Ishay

Kompania:  Baked By Melissa

Këshilla e produktivitetit: Përfundojeni atë. Nëse diçka shfaqet dhe kam një minutë për t’a bërë atë, e bëj. Pastaj nuk kam pse brengosem për të.

Mendoj se ne nënvlerësojmë sfidat të cilat i kemi në vetë motivimin tonë, veçanërisht nëse nuk jeni pasionant për atë që duhet të përfundoni. Nuk keni pse të doni gjithçka në punën tuaj, por duhet të kujdeseni për qëllimin e përgjithshëm të asaj që po bëni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keshilla-nga-10-njerez-te-suksesshem-per-menaxhimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala