Kërkohet paraburgimi i burrit nga Ferizaj që rrahu bashkëshorten

Autori:Gazeta Fjala

prokuroria_6554-600x360

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit I.K., nga Ferizaj, i cili dyshohet ta ketë sulmuar bashkëshorten e tij

Sipas një komunikate të Prokurorisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Për shkak të dyshimit të bazuar se me datën 13.03.2019, i dyshuari I.K., për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij M.K., duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku me këtë kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kerkohet-paraburgimi-i-burrit-nga-ferizaj-qe-rrahu-bashkeshorten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala