Kërkohet më shumë përkujdesje për fëmijët me Epilepsi

Autori:Gazeta Fjala

epilepsi

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të organizojnë programe të cilat rrisin vetëdijen mbi epilepsinë tek fëmijët, familjet e tyre dhe publikun e gjerë. Kjo kërkesë nga KOMF u bë në Ditën Ndërkombëtare për Epilepsi.

‘Programi duhet të angazhohet po ashtu në forcimin e sistemit shëndetësor, duke ndihmuar në rritjen e qasjes së qëndrueshme në barna anti-epileptike dhe në përforcimin e sistemeve referuese. Në klinikën e Pediatrisë të krijohen kushte më të mira për diagnostifikim të drejtë të Epilepsisë”, thuhet në komunikatën për media nga KOMF.

Sipas kësaj organizate një numër i madh i fëmijëve me epilepsi vuajnë nga stigma dhe diskriminini.

“Kjo, jo vetëm që parandalon fëmijët të kërkojnë trajtim, por gjithashtu i pengon ata që të integrohen në komunitet”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas KOMF në shumicën e vendeve të varfra, barnat anti-epileptike nuk janë në dispozicion dhe shumë profesionistë të shëndetësisë nuk kanë trajnim të duhur për të njohur, diagnostikuar dhe trajtuar epilepsinë.

“KOMF rekomandon që Ministria e Shëndetësisë duhet të ndërmarrë veprime për një furnizim afatgjatë dhe të qëndrueshëm të barnave në SHSKUK, për të garantuar se fëmijët do të marrin trajtimin e duhur dhe që barnat nga lista esenciale nuk do të mungojnë”, thuhet në komunikatë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kerkohet-me-shume-perkujdesje-per-femijet-me-epilepsi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala