Këputi telat dhe rrëzoi shtyllën e KEDS-it, arrestohet

Autori:Gazeta Fjala

KEDS-i-vijon-me-riparime-650x3581

Një banor i Vushtrrisë është arrestuar nga policia, për shkak se ka këputur telat dhe ka rrëzuar një shtyllë elektrike të kompanisë KEDS.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari në fjalë e ka njoftuar për disa herë KEDS-in për telat e shtyllës elektrike që kishin rënë shumë poshtë në pronën e tij, mirëpo KEDS nuk ka mundur ta evitojë problemin.

Në shenjë revolte, i dyshuari ka rrëzuar dhe ka këputur vet telat e shtyllës elektrike.

Ndërsa, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keputi-telat-dhe-rrezoi-shtyllen-e-keds-it-arrestohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala