Keni kujdes, edhe sot ajri në Prishtinë i tmerrshëm

Autori:Gazeta Fjala

Prishtina_(10)

Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ka raportuar se ajri është jo i shëndetshëm për grupe të personave të ndjeshëm.

Në raportin e sotëm thuhet se cilësia e ajrit është 158 ppm

“Anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte shëndetësore, por publiku në përgjithësi nuk do të preket. Të rriturit dhe fëmijët aktivë, si dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë ushtrimet e zgjatura në natyrë”, thuhet në raportin e Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keni-kujdes-edhe-sot-ajri-ne-prishtine-i-tmerrshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala