KEK-u u premton mbështetje punëtorëve por nuk vendos për të rritur rrogat

Autori:Gazeta Fjala

Korporata_energjetike-1200x630-2

Bordi i drejtorëve siguron të gjithë punëtorët e KEK-ut se mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve të saj është dhe do të jetë një ndër objektivat kryesore të Bordit, përkundër barrës që ka në gjendjen financiare të KEK-ut dhe situatën nëpër të cilën ka kaluar korporata.

Sa i përket ngritjes së pagave, Bordi është shprehur se kjo rritje ka kosto dhe ndikon në gjendjen financiare të KEK-ut. Megjithatë, është theksuar se rritje do të ketë. Mirëpo, për ta realizuar këtë, duhet pas racionalizim të shpenzimeve operative, gjithnjë pa cenuar mirëmbajtjen dhe investimet kapitale.

Në këtë vijë, Bordi edhe një herë ka rikonfirmuar se në parim është për të quar proceset përpara. Si rrjedhojë, është kërkuar nga menaxhmenti rishikimi i planit aktual buxhetor dhe identifikimi i mundësive konkrete të racionalizimit. Për më tepër, Bordi është në pritje të Raportit Vjetor të performancës dhe raportit të auditimit të pavarur financiar për pasqyrat financiare në fundvit (2017) për një pasqyrë më të qartë financiare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kek-u-u-premton-mbeshtetje-punetoreve-por-nuk-vendos-per-te-rritur-rrogat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala