KEK-u shpenzon 9 mijë e 700 euro për rroba e dorëza

Autori:Gazeta Fjala

Distribucioni_dhe_Furnizimit_i_KEK

Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 9 mijë e 700 euro, për furnizim me rroba njëditore dhe dorëza pune,

Kjo sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës që ka publikuar KEK-u në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Gazeta Fjala.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kishin aplikuar dy kompani, ndërsa fituese është Kompania “ Rima Altex” SHPK.

Njoftimi për kontratë ishte publikuar më 1 nëntor 2017, ndërsa nënshkrimi i saj pritet të bëhet më 20 nëntor 2017./Gazeta Fjala/.

Capture

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kek-u-shpenzon-9-mije-e-700-euro-per-rroba-e-doreza/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala