KEK-u përkrahë fuqishëm aksionin e qeverisë “TA PASTROJMË KOSOVËN”

Autori:Zekirja Shabani

85B9D434-46D0-4CE1-A882-D4AE4AAB5347_w1023_r1_s-852x460

Në kuadër të aksionit të qeverisë respektivisht MMPH, që në orën tetë të mëngjesit ekskavatorët e KEK-ut filluan largimin e deponive ilegale në pjesë të ndryshme të Kastriotit.

Banorët e Kastriotit u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur me aksionin e KEK-ut për eliminimin e deponive ilegale.

“Është kënaqësi që më në fund kjo deponi po largohet. Prej pas lufte ka ndodhë që të gjithë kanë hedhë mbeturina, shtëpitë janë ndezë veç ne e dimë si kem kalu, veç tani jemi të kënaqur që kjo deponi po eliminohet”, u shpreh Nazmi Preniqi shtëpia e të cilit gjendet afër kësaj deponie ilegale. Njëjtë shprehet edhe Dardan Preniqi. “Jemi shumë të kënaqur, faleminderit se këtu ka qenë deponia shumë e madhe prej pas lufte kanë hedhë mbeturina krejt komuna e Kastriotit, shumë mirë janë duke bërë” tha Preniqi.

Ky aksion i KEK-ut po bëhët në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Skender Bucolli, drejtor për marrëdhënie me publikun dhe komunitete tha se –“KEK-u çdo herë është pjesë e aksioneve për përmirësimin e ambientit edhe vitin e kaluar KEK-u ka eliminuar të gjitha deponitë ilegale edhe këtë vit po vazhdojmë me të njëjtin ritëm. KEK-u në vazhdimësi përkrah komunitetin por edhe aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.Sot jemi këtu dhe do të shkojmë në të gjitha fshatrat ku KEK-u operon”. tha Bucolli.

KEK-u viteve të fundit në Kastriot ka investuar me miliona euro në projekte që kanë për qëllim përmirësimin e ambientit si dhe në projektet e komunitetit të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës se qytetarëve.

“Në këtë vazhdë, në projektet për përmirësimin e ambientit, KEK-u në vitet e fundit ka investuar rreth 60 milion euro, të gjitha mjetet vetanake, është bërë transporti hidraulik hirit, janë ndërruar elektro-filtrat e “Kosovës A” jemi në proces e sipër me rishikimet mundësive edhe për ndërrimin e elektro-filtrave në “Kosovën B” Përveç kësaj, KEK-u ka prioritet edhe komunitetin, veç vitin e kaluar kemi investuar rreth 500 mijë euro, janë asfaltuar tri rrugë në fshatin Hade, kemi bërë ndriçimin e dy rrugëve dhe një është në proces e sipër, si dhe është bërë parku i qytetit, dhe tanimë veç sa kem aprovuar dhe jem në tenderim edhe të tri projekteve tjera për dy fusha sportive dhe një park tjetër në qytet”. u shpreh Bucolli.

Duke e vlerësuar bashkëpunimin që kanë me Korporaten Energjetike të Kosovës, në pushtetin komunal të Kastriotit thonë se janë duke punuar për krijimin e hapësirave të gjelbërta.

Drejtoresha e Ambientit në Komunën e Kastriotit, Fitore Hashani tha: ”Këto aksione që kanë filluar po flas tani për vitet e fundit fokus në komunën e Kastriotit është ambienti. Meqenëse njihemi si komuna më e ndotur, përveç rehabilitimit të deponive dhe mbetjeve inerte që ndodhin në territorin tonë në fokus e kemi gjelbërimin në komplet territorin e Komunës, prandaj dhe jemi duke punuar si në mbjelljen e drunjëve ashtu edhe me realizimin e parqeve në hapësirat ku janë të mundshme të realizohen”. tha Hashani

Sipas punonjësve të KEK-ut largimi I këtyre deponive nuk është aspak i lehtë, por që kanë vullnet të plotë për ta çuar deri në fund këtë aksion.

Isak Nika, menaxher për rikultivim në KEK tha se – “Sot jemi me katër damperë një skip dhe me ekip të punëtorëve, problemi më i madh është se mbeturinat të cilat janë hedhur në këto deponi janë qysh moti prej pas luftës edhe para lufte” theksoi Nika

Aksioni i KEK-ut për largim të mbeturinave i filluar qe tri ditë do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kek-u-perkrahe-fuqishem-aksionin-e-qeverise-ta-pastrojme-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala