KEK-u i ngrirë realizon 98.9% planin e prodhimit

Autori:Gazeta Fjala

kekkk

Nuk është në Siberi por tek ftohësit e termocentraleve të KEK-ut akulli ka arritur trashësi gjigante.

Megjithatë, punëtorët e kësaj korporate përkundër gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar ditët e fundit nga kushtet ekstreme atmosferike edhe përkundër vështirësive për shkak të pajisjeve të stërvjetruara,  janë përkushtuar për të mbajtur termocentralet në operim.

Në këtë situatë KEK-u, ditëve të fundit është duke realizuar planin e parashikuar me përpikëri.

“Si ilustrim, dje me dt; 10.01.2017 plani i prodhimit është realizuar 98.9%, më saktë, nga 15360 MËh të planifikuara ka arrit të realizojë prodhimin 15190 MËh, një gjendje e ngjashme është edhe ditën e sotme”, thuhet në njoftimin e KEK.

Sipas njoftimit të kësaj korporate duke pasur parasysh gjendjen e krijuar për sa i përket sigurisë energjetike kombëtare dhe nevojën e shtuar për energji elektrike,  KEK-u, përveç grupeve të operimit që punojnë në tri ndërrime, për të tejkaluar situatën aktuale të acarit, është përforcuar edhe me ekipet e mirëmbajtjes në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin Kosova B.

“Për më tepër, operimi në termocentrale gjatë këtij moti të ligë dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta është tepër i vështir. Mirëpo, falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, kemi arritur, jo vetëm ti mbajmë në operim por edhe ta realizojmë prodhimin e planifikuar me përpikëri”.

“Me këtë dëshmohet edhe njëherë se KEK si bartës i stabilitetit të sektorit të energjisë është duke treguar përgjegjësi të larte ndaj qytetarëve të vendit. Sido që të jetë, përveç KEK-ut, një angazhim i tillë është i nevojshëm edhe nga të gjitha subjektet e ndërlidhura me sektorin e energjisë”, thuhet në njoftim.

KEK sqaron se furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike në bazë të licencave të lëshuara nga ZRRE-ja, është përgjegjësi ekskluzive e Furnizuesit Publik përkatësisht KESCO-së, përgjegjësi kjo e ngarkuar edhe me ligjin për energji elektrike.

“Prandaj, për informimin e juaj KEK është përgjegjës vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe jo për reduktime apo furnizim të konsumatorëve”.

Shih në vazhdim;  Raportin e Planifikim – Realizimit për datën: 10 Janar, 2017

kek

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kek-u-i-ngrire-realizon-98-9-planin-e-prodhimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala