KEDS largon nga puna Thaçin e Mustafën

Autori:Gazeta Fjala

keds (1)

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) ka filluar ti largoi të punëtorët nga puna në Mitrovicë, Pejë e Ferizaj.

Që nga mëngjesi si kësaj të mërkure Infokusi.com ka mësuar se menaxhmenti i kësaj kompanie me kapital nga Turqia, ka larguar nga puna katër punëtor, ndërsa pritet të pësojnë edhe të tjerë.

Këtë e kanë konfirmuar vetë punëtorët dhe përfaqësuesit e sindikatës.

“Arsyet janë për shkak të ndikimit turk që po ndodh në Kosovë. Kjo kompani turke është turko-shqiptare që luan me dinjitetin dhe djersën e punëtore tanë, që po i largon punëtorët pa kurrfarë arsye”, tregon i indinjuar Avdullah Veseli, përfaqësuesi i kësaj sindikate në Mitrovicë, ku deri më tani kjo komunë ka numrin më të madh të të larguarve.

Ai kërkon që të tërhiqet ky vendim “ose nëse do të vazhdohet me këto largime do ta bllokojmë në total punën”.

Sipas sindikalistëve largimi i punëtorëve nga puna është duke vazhduar dhe momentalisht janë katër punëtor të larguar. Janë dy në Mitrovicë, një në Ferizaj, dhe një në Pejë. Këtyre të katërve nuk u janë vazhduar kontratat e punës.

Avdi Mustafa është njëri nga të larguarit. Ai tregon për Infokusin se u shokua të mërkurën, kur shkoi për të nënshkruar kontratën e re.

“Unë punoj që 35 vite, dhe tash kur shkova me thanë të ka skadu kontrata, nuk do ta vazhdojmë më. Më thanë ki të drejtë me bë ankesa, por s’ka asgjë. Nuk e di pse e kanë shkëput kontratën, i kërkova arsyet se pse, por më thanë që nuk kemi arsye”, rrëfen Mustafa nga Peja.

Bashkë me të, do të mbetet pa punë edhe kolegu i tij nga Mitrovica, Rrustem Thaçi.

Ai ka thënë për Infokusin se nuk ka qenë i njoftuar për këtë vendim paraprakisht, deri një ditë para se të largohet nga puna.

“Na kanë thirr burimet njerëzore dhe na kanë thënë duhet me u lajmëruar në Mitrovicë, dhe kur kemi shkuar tha nuk të vazhdohet kontrata, për shkak se menaxhmenti sipas notimit e ka bërë shkëputjen e kontratës tuaj. Këtë unë nuk e besoj sepse nuk qëndron, ngase nuk ka kurrfarë vlerësimi që na bëhet. këto janë vetëm taktika. Duhet me paraqit ankesë, e me vazhdua nëpër gjykata edhe pse nuk besoj që bëhet diçka”, u shpreh Thaçi.

Largimi i Thaçit e Mustafës nga puna është shqetësues për sindikatën e punëtorëve të KEDS-it.

Këta të fundit  janë indinjuar thellë në menaxhmentin e kompanisë pasi thonë se nuk janë

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të KEDS-it, Hysni Gashi thotë se KEDS po i largon punëtorët me eksperiencë nga puna për të punësuar të rijnë që i paguan më pak.

“Arsyeja për nëse është ngase ka mjaftueshëm fuqi punëtorë mjaftueshëm dhe kjo kompani private donë me punësua fuqi punëtore më të lirë dhe donë me i largu këta punëtor që i paguan me mbi 400 euro në muaj. Kjo është e keqja që e ka gjet Kosovën”, shtoi Gashi më tutje.

Infokusi është në pritje të përgjigjeve nga Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike lidhur me largimin e punëtorëve. /Infokusi.com /

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keds-largon-nga-puna-thacin-e-mustafen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala