KEDS-i nuk po arrinë ta furnizoj gjithë Kosovën me rrymë

Autori:Gazeta Fjala

keds

Shumë vende në Kosovë janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike edhe në këtë kohë kur temperaturat janë nën minus.

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, ka thënë për Telegrafin se kanë rritur importin e energjisë elektrike deri në 400 megavat për orë, por sipas tij, problem paraqet mungesa e sasisë së energjisë elektrike për import në vendet e rajonit.

“Furnizimi është relativisht stabil. Si KEDS kemi intervenuar duke e rritur importin, i cili aktualisht është deri në afro 400 megavat për orë”, tha ai.

Buzhala ka treguar se në rajon nuk ka më sasi shtesë të lira të energjisë elektrike për import, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq sa i përket mungesës së energjisë në Shesh respektivisht te Ministria e Bujqësisë, ai ka thënë se ka pasur prishje lokale në një trafo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keds-i-nuk-po-arrine-ta-furnizoj-gjithe-kosoven-me-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala