KEDS-i e lë Dragashin 24 orë pa rrymë

Autori:Gazeta Fjala

z_9710

Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka”, që gjendet në fshatin Plavë, në orën 22 të së mërkurës e kishte shprehur brengën për mungesë të energjisë elektrike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Piraj kishte shkruar se ishte në pritje të energjisë elektrike, që ishte ndalur qysh në orën 17 të ditës së mërkurë. Fabrika e tij është dashur të punojë me gjenerator për 24 orë, për shkak të një prishjeje në rrjet që ka ndodhur në Dragash, e që e ka lënë pa rrymë tërë atë rajon.

Piraj thotë për “Kohën Ditore” se kur ka ndërprerje të energjisë elektrike dëmi për fabrikën e tij të mishit është i dyanshëm.

“Kur ndërpritet energjia elektrike, fabrika punon vetëm me 60 për qind të kapacitetit. Kështu, nëse dy apo tri herë gjatë muajit ndodhin prishje të tilla, unë e humb komplet një ditë pune. Kjo më shkakton dëme të mëdha, pasi nuk arrij ta realizoj planin e prodhimit”, thotë Piraj.

Përveç kësaj, gjatë kohës sa ka ndërprerje të energjisë elektrike kostoja e prodhimit është dukshëm më e lartë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keds-i-e-le-dragashin-24-ore-pa-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala