Kosova i shet rrymë Kinës

Autori:Gazeta Fjala

keds-foto-xhemail-sllovinja-7_6238-635x358

Kompania për Ditribuimin e Energjisë Elektrike KEDS brenda vitit eksporton miliona euro energji elektrike jashtë vendit. Vitin e kaluar ka eksportuar energji në vlerë prej 25 milionë eurove, kurse vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti ka eksportuar 5.4 milionë euro.

Ndërkohë këtë sasi të rrymës KEDS po e eksporton në Serbi e Kinë. Këtë për Gazetën Fjala e kanë konfirmuar nga Doganat e Kosovës.

“Po Dogana ka të dhëna dhe vendet ku ne kemi eksportuar janë Serbia, Danimarka dhe Kina”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

Ndryshe KEDS, bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti, ka eksportuar rrymë jashtë vendit në vlerë prej 5.4 milionë eurove.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2017, Kosova ka importuar 66.7 GËh energji elektrike. Në këtë tremujorë (TM 3 2017) Kosova ka eksportuar 194.4 GËh energji elektrike”, thuhet në raportin e ASK-së “Bilanci i energjisë”.

Këtë sasi të energjisë KEDS po e eksporton në kohën kur vendi rrezikohet nga një kolaps i mundshëm energjetik, për shkak të mungesës së prodhimit të energjisë elektrike nga KEK-u. Krejt kjo për shkak të vonesave disa vjeçare të institucioneve shtetërore për shpronësimin e tokave në zonat me qymyr në komunën e Obiliqit. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/keds-eksportoi-rryme-ne-serbi-e-kine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala