Katër të vdekur e një i zhdukur nga përmbytjet në Greqi

Autori:Gazeta Fjala

greqi_1473276678-920693

Katër persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve që kanë përfshirë Greqinë në 24 orët e fundit, bëjnë të ditur autoritetet greke.

Zjarrfikësit kanë njoftuar se dy gra, të moshave 80 dhe 63-vjeçare, janë gjetur të vdekura në shtëpitë e tyre të përmbytura në qytetin e Kalamatës dhe në periferinë e tij.

Një burrë 90-vjeçar po ashtu ka vdekur në zonën e Kalamatës, përderisa trupi i një burri 73-vjeçar është gjetur në afërsi të Spartës, transmeton Gazeta Express.

Që të gjitha katër vdekjet kanë ndodhur në rajonin jugor të Peloponezit.

Në veri të Greqisë, autoritetet janë në kërkim të një gruaje të zhdukur, për të cilën nuk dihet gjë që kur ajo kishte telefonuar burrin e saj në mëngjesin e së mërkurës për t’i treguar se po braktiste veturën e saj të përmbytur në jug të Selanikut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kater-te-vdekur-e-nje-i-zhdukur-nga-permbytjet-ne-greqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala