Kasapi mohon se shiti mishin e lopës së ngordhur (Video)

Autori:Gazeta Fjala

lopa-e-ngordhur-780x439

Dy persona nga Anamorava u bënë cak i gjykatave pas ngordhjes së një lope. Po dyshohet se njëri në cilësinë e kasapit e mori mishin për ta shitur.

Një lopë e ngordhur e fermerit A. Maliqi nga fshati Busavatë i Kamenicës u hodh në mbeturina. Por, më vonë ai thotë se një kasap nga Gjilani A.Rashiti kishte shkuar aty për ta marrë mishin për ta shitur. Prandaj ai e kishte lajmëruar policinë.

Në familjen e fermerit nuk pranuan të flasin, derisa te ajo e kasapit thanë se familjari i tyre nuk e mori lopën e ngordhur.

Familja Rashiti nuk lejuan Klan Kosovën të xhirojë në ambientin ku theren kafshët, por thanë se deklaratat e fermerit janë të pa baza.

Pavarësisht deklarimeve nga palët Gjykata Themelore e Gjilanit ka marrë një vendim për masë të arrestit shtëpiak.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e AVUK-ut. Ata thanë se tek shtëpia e kasapit janë gjetur mjete të cilat shërbejnë për therje ilegale të kafshëve.

Foto: Ilustrim

cialis black 800mg cheapest Red Viagra buy

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kasapi-mohon-se-shiti-mishin-e-lopes-se-ngordhur-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala