Kapiteni i FSK-së, oficeri më i mirë ndërkombëtar në SHBA

Autori:Gazeta Fjala

fskk

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mentor Ibrahimi, pjesëtar i Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, u shpall oficeri më i mirë ndërkombëtar në kursin “Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kapiten Ibrahimi që nga shtatori i vitit 2016 e deri më 18 maj 2017, ka marrë pjesë në kursin “Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjenerata 17-1, dhe prej të gjithë oficerëve nga shtetet e ndryshme, u shpall më i miri.

Kapiten Mentor Ibrahimi gjatë shkollimit të tij në Kursin e Karrierës për Kapiten të Këmbësorisë në Qendrën e Ekselencës (Maneuver Center of Excellence) në Fort Benning të SHBA-ve, ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në fushat, si: Procesi i Vendimmarrjes Ushtarake, Terminologjia dhe Grafika Ushtarake dhe në Doktrinën Amerikane në përgjithësi.

Ndërkaq, pas përfundimit të kursit, “kapiten karriere”, kapiteni Mentor Ibrahimi shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar, me ç‘rast nga komandanti i kursit gjeneral major Eric Wesley, si shenjë mirënjohjeje për arritje të jashtëzakonshme, i dhurohet libri me përmbajtje ushtarake “Fjalë për luftëtarët”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kapiteni-i-fsk-se-oficeri-me-i-mire-nderkombetar-ne-shba/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala