Kapet heroinë në burgun e Drenovës

Autori:Gazeta Fjala

burgu-9806_1479307024-1184667

Është kapur nga policia të mërkuren një sasi e vogël lënde narkotike në burgun e Drenovës.

Nga se bëhet e ditur paraprakisht, lënda narkotike e kapur, dyshohet se është e llojit heroinë, afërsisht 12 g, e cila ishte futur në ambientet e burgut.

Për këtë arsye, mësohet se është shkarkuar nga detyra shefi i policisë Adriatik Parisi, si dhe 7 punonjës të burgut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kapet-heroine-ne-burgun-e-drenoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala