Kapen barna të kontrabanduara në Prizren

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-6-1024x768-600x360 (2)

Ekipet e Doganës në Prizren kanë ndërmarr një operacion kontrolli ndaj disa subjekteve me veprimtari farmaceutike

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 3 barnatore dhe zyrat e një biznesi ku ka pasur dyshim për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola

Gjatë kontrollit në 3 lokacione janë gjetur sasi e konsiderueshme e medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.

Sipas një komunikate nga Dogana e Kosovës në një lokacion (barnatore) është zbuluar një vend i fshehur i modifikuar ku janë mbajtur barnat e kontrabanduara. Ndaj këtyre subjekteve do të iniciohet procedurë penale, ndërsa malli i është nënshtruar ndalimit dhe konfiskimit të përkohshëm.

Sasia e përgjithshme e mendikamenteve të kontrabanduara është 688 pako të llojeve të ndryshme.

unnamed-1-3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kapen-barna-te-kontrabanduara-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala