Kanen futbollisti më i mirë i vitit në Angli

Autori:Gazeta Fjala

auto_PANews_P-aef653db-ecaa-449a-a663-22a16f68442b_I11512427329

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, është shpallur Futbollisti i Vitit 2017 nga Federata e Tifozëve të Futbollit.

24-vjeçari realizoi 47 gola në 46 ndeshje për klubin dhe përfaqësuesen angleze në një vit kalendarik.

Kane aktualisht është i dyti në listën e golashënuesve më të mirë sivjet me dhjetë gola të shënuar, dy më pak se lideri, Mohamed Salah i Liverpoolit.

Pasi fitoi çmimin, Kane është shprehur i lumtur duke falënderuar tifozët për votimin për të.

Kane ka qenë golashënuesi më i mirë i Premier Ligës në dy sezonet e fundit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kanen-futbollisti-me-i-mire-i-vitit-ne-angli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala