Skandal: Ja çka servohet në restorantet e Kosovës (FOTO)

Autori:Gazeta Fjala

buka1

Një qytetar nga Fushë Kosova kishte porositur një Samun tek Dyner Buki në Fushë Kosovë, por u befasua kur në të gjeti një copë të kesës së zezë të bërllogut, transmeton Infokusi.

I revoltuar dhe i mllefosur për atë që pa në samunin e tij, ky qytetar ka shkur tek lokali ku e porositi, por atje i thanë se janë gjëra që ndodhin dhe se nuk ka nevojë të gërditej, tek e fundit nuk ishte ndonjë mi.

“Kur më erdhi porosia tek sa po bëhesha gati për ta ngrënë Samunin e pashë që diçka e zezë ishte brenda tij, e hapa dhe e pashë që ishte një copë kese e zezë bërllogu në të. E mora ashtu si ishte dhe shkova tek “Dyner Buki” ku edhe e kisha blerë dhe u tregova që kjo nuk është në rregull, ata më thanë që gjëra të tilla edhe ndodhin dhe se nuk ka nevojë të gërditem, tek e fundit nuk ishte mi”, ka thënë për Infokusin D. G., nga Fushë Kosova.

Këtë përjetim të tij ai e ka postur edhe në statusin e tij në facebook, por ne u sjellim edhe foto të tjera të kësaj ndodhie të pakëndëshme, e që nuk është rasti i vetëm që ndodhë në Kosovë dhe si duket Inspeksioni Sanitar nuk e ka prioritet pastërtinë e kuzhinave të restoranteve ku përgaditet ushqimi, por ndonjë gjë tjetër./Infokusi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kandal-ja-cka-servohet-ne-restorantet-e-kosoves-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala