Kallëzim Penal ndaj Naim Tërnavës, për dyshimet se i ka vjedhur 300 mijë marka

Autori:Gazeta Fjala

naim-ternava-620x310-780x439-600x360

Teologu kosovar, Emin Behrami ka ngritur kallëzim penal ndaj myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

Në kallëzimin e ngritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Behrami e akuzon Tërnavën për vjedhjen e 300 mijë markave gjermane.

Akuza është për kohën kur Tërnava ish drejtor në Medresenë Alauddin.

Sipas profesorit Behrami, Tërnava në pikë të ditës i kishte vjedhur 300 mijë marka gjermane, duke u arsyetuar më pas se të hollat i kishte futur në arkën e Medresesë.

Më pas, të njëjtat para janë shpallur të vjedhura.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kallezim-penal-ndaj-naim-ternaves-per-dyshimet-se-i-ka-vjedhur-300-mije-marka/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala