Kalkulimet e partive, koalicionet parazgjedhore dhe vijat e kuqe

Autori:Gazeta Fjala

auto_Behgjet_Pacolli_KAdri_Vesli_Ramush_Haradinaj_Fatmir_Limaj_nenshkrimi_i_marveshjes__AKR_PDK_AAK_Nisma1563860665-600x360

Partitë politike në Kosovë kanë nisur të bëhen gati për zgjedhje të reja. Sikurse opozita, ashtu edhe subjektet që janë në pushtet kanë nisur t’i bëjnë kalkulimet e tyre për koalicione parazgjedhore. Disa prej subjekteve tashmë kanë vendosur edhe vijat e kuqe sa u përket koalicioneve.

Menjëherë pasi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, partitë politike kanë nisur të përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Në këtë drejtim subjektet politike kanë filluar diskutimet e brendshme për koalicionet e mundshme parazgjedhore.

Disa prej tyre tashmë kanë vendosur edhe vijat e kuqe, duke eliminuar çdo mundësi gare me disa prej partive që aktualisht janë pjesë e pushtetit. Derisa PSD-ja ka vendosur vijë të kuqe për PDK-në, LVV-ja, pos PDK-së, vijë të kuqe i ka vënë edhe AAK-së e Nismës, shkruan Zëri.

Kalkulimet e partive kanë filluar ende pa u dhënë drita jeshile për zgjedhjet. Por para se të shkohet tek opsioni i zgjedhjeve Kushtetuta e jep edhe një mundësi tjetër për të dalë nga situata e tanishme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kalkulimet-e-partive-koalicionet-parazgjedhore-dhe-vijat-e-kuqe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala