Kaliforni: 23 të vdekur nga zjarret, 550 të zhdukur

Autori:Gazeta Fjala

Untitled-1-650x358

Pamje apokaliptike në Kaliforni Si pasojë e zjarreve, të cilat kanë kapluar Kaliforninë, deri me tani kanë vdekur 23 persona, ndërsa 550 të tjerë konsiderohen të zhdukur, kanë njoftuar sot autoritetet.

Janë shkatërruar 3600 objekte, me mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa zjarret kanë kapluar rreth 69 mijë hektarë tokë.

Zjarri filloi të dielën në mbrëmje dhe për shkak të erërave të fuqishme dhe thatësisë u përhap me shpejtësi në disa qarqe të Kalifornisë, shkruan rtv21.tv.

Pjesa më e madhe e viktimave kanë vdekur, ngase kanë qenë duke fjetur kur shpërtheu zjarri. Së paku 20 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa zyrtarët kanë thënë se është ky zjarri më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kaliforni-23-te-vdekur-nga-zjarret-550-te-zhdukur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala