Kaka “zbulon” se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Autori:Gazeta Fjala

kaka21

Në një intervistë për Goal, ish mesfushori i Real Madridit, Kaka, ka folur për shumë gjëra, gjithashtu edhe për trajnerin aktual të “Los Blancos”, Zinedine Zidane.

Kaka ka treguar se Zidane ka dhënë sinjale pozitive se mund të bëjë mirë këtë punë edhe në kohën e Jose Mourinhos.
Braziliani ka mbetur disi i habitur me suksesin e francezit, teksa beson se Reali mund ta fitojë edhe La Ligan e Championsin këtë edicion.

“Kur isha atje, e kisha Zidanen si një trajner të dytë me Jose Mourinhon, dhe ai filloi ta bënte këtë punë shumë mirë, ishte një surprizë për të gjithë”, ka thënë fillimisht Kaka.

“Ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, i mençur, inteligjent, por rezultatet që ka arritur këtë edicion janë të pabesueshme”, shtoi ai.

“Zidane mund ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, dhe kjo është diçka e mirë, shumë e mirë për të në dy vitet e para si trajner profesionist. Kështu urime për të”, ka vazhduar braziliani.

Më tej Kaka ka treguar se momentalisht nuk po mendon të bëhet trajner, duke shtuar se ndoshta një ditë do t’i ndodh edhe atij si Zinedine Zidanes.

“Të bëhem trajner nuk është diçka që po e mendoj tani për tani, por nuk e di, ndoshta në të ardhmen”, tha Kaka.

“Zidane është shembull i mirë për këtë. Kur ishim në Madrid, ne bisedonim shumë dhe një ditë, kur ai ndaloi së luajturi futboll, nuk dëshironte të bëhej trajner. Ai vetëm dëshironte të rrinte me familjen dhe të shijonte jetën”, theksoi mes tjerash Kaka. /albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kaka-zbulon-se-kush-do-ta-fitoje-ligen-e-kampioneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala