Kaka tradhton Milanin

Autori:Gazeta Fjala

kaka_1512587198-203974

Ricardo Kaka nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, edhe pse vendosi të mos e rinovojë kontratën me Orlando City-n në MLS.

Mesfushori brazilian me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij në Kinë, ku e pret një ofertë e pa rezistueshme financiare.

Mund të quhet e kryer marrëveshja për një sezon me Guizhou Hengfeng Zhicheng, skuadër që drejtohet nga Gregorio Manzano, trajneri spanjoll, që në La Liga ka drejtuar ekipe të rëndësishme si Atletico Madrid dhe Sevilla.

Pjesë e kësaj skuadre janë edhe emra të tjerë të njohur në futbollin evropian, si Mario Suarez dhe Ruben Castro.

Te Milani, ku e prisnin për të marrë një rol drejtuesi, duhet ende të presin për rikthimin e brazialinit, që duket se ka ende për të dhënë në fushën e blertë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kaka-tradhton-milanin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala