Kafja apo çaji: Cila është më e shëndetshme

Autori:Zekirja Shabani

650x350_coffee_tea_mrsa-780x439 (1)

Një kafe e nxehtë mund t’jua rritë nivelet e energjisë në mëngjes, përderisa një tas çaj mund t’ju relaksojë pas një dite me stres.

Hulumtimet e fundit thonë se të dyja kanë efekte të mira shëndetësore, dhe nuk ka edhe shumë rëndësi se cilën e konsumoni,

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hequr kafenë nga lista e produkteve të dyshuara si kancerozë, e gjithashtu disa hulumtime të reja kanë treguar se kafja mund ta shmangë rishfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.

Studime tjera sugjerojnë se kafja mund ta parandalojë edhe Alzheimerin.

Sa i përket çajit, hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e çajit kanë më pak mundësi të vuajnë nga kanceri i lëkurës, gjirit dhe prostatës

Çaji i gjelbër, në veçanti, është i pasur me antioksidantë të cilët e limitojnë dëmtimin e qelizave dhe e përmirësojnë sistemin e imunitetit.

Por, a është njëra më e mirë se tjetra?

Ekspertët thonë se kjo është paksa e vështirë të vendoset. Kjo për shkak se është e vështirë të ndahen përbërësit e tyre të ndryshëm, rolin e tyre në dietën tuaj dhe efektet që i kanë në sistemin trupor.

Prandaj, sipas ekspertëve, nuk është se njëra është më e mirë se tjetra, apo njëra shkakton më shumë dëme se tjetra. Konsumimi i tyre në sasi të duhura ndihmon që të keni një trup të shëndetshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kafja-apo-caji-cila-eshte-me-e-shendetshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala