Kadri Veseli: Tërhiqem nga posti i Kryeparlamentarit, nëse VV e voton Qeverinë Haradinaj (Video)

Autori:Gazeta Fjala

kadri ramush

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i gatshëm që të heqë dorë nga kandidatura për kryetar të Kuvendit, nëse Vetëvendosje e voton Ramush Haradinajn për kryeministër. Veseli ka thënë se krejt këtë do ta bëjë vetëm për të mos i sjellë vendit krizë politike.

“Brenda ditës së nesërme le të dalin publikisht e le të thonë se Kadri Veseli është pengesë”, ka thënë Veseli në një intervistë në RTK, duke iu referuar kundërshtimeve të Vetëvendosjes ndaj kandidaturës së tij për kryeparlamentar.

“Unë nuk e kam fare problemin e tyre, as nuk i nënshtrohem atyre asnhjëherë”, është shprehur Veseli.

“Por, për hir të interesave qytetare dhe për t’i demaskuar njerëzit e tillë, unë do ta ofroj një kandidat nga koalicioni PAN për kryetar të Kuvendit, dhe të njëjtën kohë, të njëjtën ditë, ta votojmë edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kabinetin e tij qeveritar”, ka deklaruar kreu i PDK’së, transmeton Gazeta Express.

“Mos ta vonojmë vendin. Mos të manipulojmë me ndjenjat e qytetarëve, me pakënaqësinë e tyre sociale…”, është shprehur ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kadri-veseli-terhiqem-nga-posti-i-kryeparlamentarit-nese-vv-e-voton-qeverine-haradinaj-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala