Kadri Veseli rrugës së Nexhat Dacit

Autori:Gazeta Fjala

nexhati

Nexhat Dacit sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, kishte vepruar njëjtë si Kadri Veseli për shërbime shëndetësore. Në vitin 2005 ai kishte marrë vendim, pa miratim të kryesisë, që nga taksat e qytetarëve të mbulohen shpenzimet shëndetësore të kryetarit të Kuvendit.

E për këtë dhe shpenzime tjera, krye në veti, ishte gjetur fajtorë dhe dënuar me 1 vit e gjysmë burg nga Gjykata, shkruan Gazeta Fjala.

Daci është dënuar për dy nga pesë veprat për të cilat ka qenë i akuzuar. Ai është dënuar për shkak se me paratë e taksapaguesve të vendit i ka rregulluar dhëmbët dhe blerë syze në kohën sa ka qenë krye parlamentar i Kosovës.

Për tri veprat penale të përfitimit gjatë kryerjes së detyrës, përkatësisht për përfitimin e tre gjeneratorëve, ai është shpallur i pafajshëm.

Të premten Gazeta Fjala ka raportuar se kryetari i tanishëm i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me vendim personal dhe pa mbështetje ligjore ia ka ndarë 18 mijë euro nga paratë e taksapaguesve bashkë partiakut, njëherësh nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti.

Këto mjete, mësohet se i janë dhënë për trajtim mjekësor jashtë vendit, përkundër faktit se nuk ka pasur një vendim kryesie dhe Kuvendi nuk ka një linjë zyrtare buxhetore për raste të tilla të deputetëve. /Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kadri-veseli-rruges-se-nexhat-dacit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala