Kadri Veseli del kundër Hashim Thaçit (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

kadri-850x460

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës i dërgoi një letër Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ku i kërkoi që në emër të koalicionit “PAN”, të propozoi një kandidat për kryeministër të ri, të cilin do ta mandatoj Presidenti.

67708053_1093088310890381_1130829910823141376_n

Por, kjo punë nuk po i pëlqen Kadri Veselit, shefit të PDK-së, parti të cilën dikur e udhëhiqte Hashim Thaçi, shkruan gazeta inFokus.

Përmes një njoftimi në Facebook, Veseli ka treguar se i është përgjigjur negativisht Thaçit.

“Ndërkohë, si udhëheqës i koalicionit PAN, i kam kthyer përgjigje Presidentit të Republikës së Kosovës dhe e kam njoftuar se nuk do të ketë mandatar tjetër”, ka shkruar Kadri Veseli.

Kjo, pasi sipas tij, zgjedhjet janë të pashmangshme dhe në interes të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë, edhe tash, e në të ardhmen, i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar. Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeverisje të re, që punon për zhvillim të hovshëm ekonomik, që e lufton korrupsionin pa kompromis, që u ofron perspektivë të rinjve tanë këtu, në Kosovë, që garanton mundësi të barabarta për të gjithë dhe që sjell më shumë të reja e të rinj, ndërmarrës e intelektualë, në lidershipin institucional, për ndryshimet e mëdha që janë të domosdoshme”.

67505050_1321098244732045_4783805823497273344_n

Kadri Veseli tutje ka thënë që shteti nuk guxon të mbetet në vakum institucional dhe pa vendimmarrje legjitime, andaj është në interesin e qytetarëve që të lëvizet shpejt në drejtim të legjitimitetit të ri të institucioneve.

“U siguroj se vendi ynë ka të gjitha kapacitetet e nevojshme institucionale dhe përvojën e dëshmuar për të organizuar një proces zgjedhor në përputhje të plotë me standardet më të larta demokratike.Është koha për të dëgjuar vullnetin e sovranit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kadri-veseli-del-kunder-hashim-thacit-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala