Kadaj-Bujupi: Të njëjti që po shtiren për UÇK-në, votuan Specialen

Autori:Gazeta Fjala

donika

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj – Bujupi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja ku po diskutohet për vendimin e “Drenica II”.

Kadaj- Bujupi i është drejtuar presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ai disa herë kishte thënë se do të ngritin padi për serbët që kanë kryer krime në Kosovë.

“Por që nga atëherë vetëm në Kosovë ka pas dënime”.

“Sa veta u vranë për vrasje në Kosovë, sa për dhunimet, sa për masakrat – a duhet të dënohet dhe të jap llogari dikush që edhe sot ka mijëra qytetarëve të pagjetur, sa u dënuan për ata që në 99-ën e dogjën Kosovën”.

“Të njëjti që po shtiren se po i dhimbse ushtarët e UÇK-së të njëjtit kanë votuar që të themelohet një gjykatë që të gjykohen vetëm UÇK-ja”.

“Sot po vini këtu e po qani për çka”?

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kadaj-bujupi-te-njejti-qe-po-shtiren-per-uck-ne-votuan-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala