Kacafyten anëtarët e PDK-së dhe Vetëvendosjes në Prizren

Autori:Gazeta Fjala

rrahje

Në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren ka ndodhur një kacafytje mes disa anëtarëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes. Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes Artan Abrashi ka konfirmuar rastin në fjalë duke thënë se personat tashmë janë larguar dhe se kjo çështje është rregulluar.

“Po sipas informacioneve që kemi marrë, gjithmonë duke u bazuar në deklarata të vëzhguesve, këtu ka ndodhur një incident ku disa persona janë futur nëpër dhomat e votimit, persona këta të cilët kanë qenë të pajisur me bexha fallso dhe kanë bërë presion ndaj votuesve”.

“Ne kemi informuar përfaqësuesin tonë në KKZ i cili menjëherë ka ardhë në vend të ngjarjes dhe besoj se kjo çështje tashmë është rregulluar”.

“Ata persona nuk janë parë më, bexhat të cilët i kishin, nuk ishin bexha valid të çfarëdo forme që lëshon KQZ-ja”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/kacafyten-anetaret-e-pdk-se-dhe-vetevendosjes-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala