Juventusi dhe Ajaxi luftojnë për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Autori:Gazeta Fjala

03_J013820_RID-1-600x360

Dy gjysmëfinalistët e parë të garës më prestigjioze të futbollit në Evropë, Ligës së Kampionëve, do të vendosen sonte. Juventusi e ka epërsinë e një goli të shënuar si mysafir, por është i vetëdijshëm se nuk mund të jetë shumë i sigurt kundër Ajaxit që e eliminoi Ligën e Kampionëve.

  • Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1:1, pas golit të 125-të të Ligës së Kampionëve
  • Ronaldo i ka shënuar 24 gola në 21 ndeshje çerekfinale
  • Frenkie de Jong mund të mos jetë 100 për qind i gatshëm për shkak të një problemi muskulor
  • Ajaxi nuk ka fituar kundër Juventusit në pesë përballjet mes tyre
  • Fituesi do të përballet me Tottenhamin ose Manchester Cityn në gjysmëfinale

Paraqitja e Ajaxit në Amsterdam ishte mjaftueshëm e mirë për ta mbajtur në gishta Juventusin, të cilët nuk do ta nënvlerësojnë kundërshtarin e tyre. Ajaxi e kishte përmbysur rezultatin nga disfata 2:1 në fitore 4:1 në ndeshjen kthyese kundër Real Madridit në fazën paraprake, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, për shkak të epërsisë së të qenit vendas dhe pasi që e kanë në skuadër Cristiano Ronaldon, që i ka shënuar 24 gola në 21 paraqitje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Juventusi beson se e ka epërsinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Juventus

Formacioni i mundshëm: Szczęsny; Cancelo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Emre Can, Pjanić, Matuidi; Bernardeschi; Kean, Ronaldo
Jashtë: Mandžukić, Chiellini, Cáceres, Perin
Në dyshim:  Douglas Costa
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Bernardeschi, Matuidi
Ndeshja e fundit: SPAL 2:1 Juventus
Forma: HBFFFHFFFF

Ajax

Formacioni i mundshëm: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Mazraoui; Schöne, Van de Beek, De Jong; Ziyech, Tadić, Neres
Jashtë: Bandé, Tagliafico
Në dyshim: De Jong
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Blind, De Jong, De Ligt, Schöne, Van de Beek, Ziyech
Ndeshja e fundit: Ajax 6:2 Excelsior
Forma: FBFFFHFFFFF

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/juventusi-dhe-ajaxi-luftojne-per-nje-vend-ne-gjysmefinale-te-liges-se-kampioneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala