Juventus kontakton Atleticon për Carrascon

Autori:Gazeta Fjala

1517065387_455075_1517065463_noticia_normal

Juventus po e konsideron që në ditën e fundit të provojë ta transferojë Yanick Carrasco-n.

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar dimëror, dhe pas lëndimit të Juan Cuadrados, Zonja e Vjetër po shqetësohet se si do t’ia dalë mbanë ta mbulojë pozitën e tij në fushë.

Sky Sports Italia pohon që kampioni italian është i interesuar që ta provojë edhe njëherë transferimin e belgut.

Verën e kaluar, Atletico i kishte refuzuar 60 milionë euro nga Juventus, por si duket skuadra italiane e ka kontaktuar sërish Atletico-n për t’i hapur negociatat për lojtarin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/juventus-kontakton-atleticon-per-carrascon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala